Serbia i ndalon hyrjen në territorin e saj ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë...

Serbia i ndalon hyrjen në territorin e saj ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë...

16:33, 26/04/2018
A+ Aa A-

Qeveria e Serbisë sot mori vendim që ministrit kroat të Mbrojtjes Damir Krstiçeviç në të ardhmen të mos i lejohet hyrja në Serbi.

Vendimi është marrë si përgjigje ndaj notës së Ministrisë së Jashtme të Kroacisë për ndalimin e hyrjes së ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin në këtë shtet.

Mediat kroate më herët raportuan se ekziston mundësia e tërheqjes së ambasadorit të Kroacisë në Beograd, që do të ishte kriza më e madhe në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që pas përfundimit të luftës në ish-territorin e Jugosllavisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco