Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Talat Xhaferi: Pas shpalljes së ligjit të gjuhëve, seancat do t`i drejtoj në shqip

Talat Xhaferi: Pas shpalljes së ligjit të gjuhëve, seancat do t`i drejtoj në shqip

09:42, 26/04/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i ftuar në emisionin ClikPlus në TV21, ka deklaruar se pas që Ligji për përdorimin e gjuhëve të hyjë në fuqi, seancat e parlamentit do t'i drejtoj në gjuhën shqipe, shkruan Zhurnal.

"Është çështje që ne e kemi miratu ligjin për përdorimin e gjuhëve, kam lënë momentin që deri në shpalljen e ligjit në 'Gazetën Zyrtare' dhe ligji të hyjë në fuqi që të mund në të gjitha format e përdorimit siç e përshkruhen ligji të mund të përdoren", ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Ai thotë se kjo nuk është çështje inati, se a do të tregon Talat Xhaferi inatin për treguar se mundet apo nuk mund të flas shqip dhe të udhëheq shqip seancën, sa është e rëndëishme që ajo që e kemi miratuar me shumicën e duhur të vendoset në funskion në formën siç e parasheh ligji.

"Për momentin Rregullorja e Parlamentit është pjesë e ndikimit të ligjit dhe Rregulloorja hynë në pjesën e miratimit të ligjit, dhe me vënjën në funskion të ligjit zbatohet ligji  e jo rregullorja, nëse i referohemi rregullores ajo sot e ndalon atë, por nëse ligji hynë në fuqi atëherë i dedikohem forcës së ligjit e jo rregullores", thekson kryeparlamentari Xhaferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco