Përshkallëzohen tensionet Kroaci- Serbi pas incidentit me flamurin

Përshkallëzohen tensionet Kroaci- Serbi pas incidentit me flamurin

13:27, 25/04/2018
A+ Aa A-

Djegia e flamurit kroat nga lideri i radikalëve serbë Vojisllav Sheshel në Beograd, ka bërë që delegacioni kroat, të ndërpresë menjëherë vizitën në Serbi dhe paralajmërojë për një reagim të ashpër si pasojë e këtij provokimi.

Përshkallëzohen tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd. Djegia e flamurit kroat nga lideri i radikalëve serb ka shkaktuar zemërimin e Zagrebit zyrtar dhe jo vetëm. Sipas revistës serbe “Alo” Beogradi po merr në konsideratë për të ndaluar hyrjen në Serbi të kryeministrit kroat Andrej Plenkovic, ministrit të Mbrojtjes Tomo Medved dhe deputetit kroat Miro Bul.

Në fakt gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd, kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, dogji flamurin e shtetit fqinj dhe ofendoi zyrtarët nga Kroacia. Menjëherë pas këtij incidenti delegacioni kroat vendosi të ndërpresë vizitën në vend duke u kthyer në Zagreb, pas asaj që u konsiderua një provokim I qartë nga pala serbe.

Ndërkohë Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur një listë me emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’i ndalohet hyrja në Serbi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco