Liria e mediave për vitin 2017, ja ku radhitet Maqedonia

Liria e mediave për vitin 2017, ja ku radhitet Maqedonia

09:58, 25/04/2018
A+ Aa A-

Organizata “Reporterët pa kufi paralajmëron se shkelja e lirisë së shtypit nuk është prirje vetëm e regjimeve autoritare dhe diktaturave.

Në raportin e saj për vitin 2017, organizata në fjalë e përfshin në këtë aspekt edhe SHBA-në dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Nga vendet e Ballkanit, më mirë radhitet Bosnja e Hercegovina (62), pastaj Kroacia (69), Shqipëria (75), Serbia (76), Kosova (78), Mali i Zi (103).

Maqedonia është radhitur në vendin e 109-të, pra është përmirësuar për dy vende. Raporti thotë se sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoni ishte një dukuri e vazhdueshme gjatë qeverisjes dhjetëvjeçare të OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, televizioni publik në Maqedoni vazhdon të jetë në shërbim të kësaj partie politike, tashmë në opozitë.

Përndryshe, si vende më të lira konsiderohen Norvegjia, Suedia dhe Holanda, ndërsa më pak të lira konsiderohen Turkmenistani, Koreja e veriut dhe Eritrea. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco