Ja zyrtarëve kroatë që i ndalohet hyrja në Serbi...

Ja zyrtarëve kroatë që i ndalohet hyrja në Serbi...

23:34, 24/04/2018
A+ Aa A-

Serbia dhe Kroacia kanë tensionuar marrëdhëniet, pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd.

Fajtor kryesor i gjithë kësaj ishte kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, i cili gjatë vizitës së delegacionit kroat përdhosi flamurin e shtetit fqinj dhe shau zyrtarët nga Kroacia.

Kjo bëri që delegacioni kroat të ndërpresë urgjentisht vizitën dhe të kthehej në Zagreb, duke e quajtur veprimin e palës serbe si provokues.

Ndërkohë që Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’iu ndalohet hyrja në Serbi si masë reciproke, transmeton KosovaPress.

Serbia kësaj radhe, sipas tabloidit Alo, është duke shqyrtuar ndalimin e hyrjes në vend për kryeministrin Andrej Plenkoviç, ministrin e Mbrojtjes, Tomo Medved  dhe deputetin kroat, Miro Bul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco