Johannes Hahn në akuzë/ Po minon negociatat me...

Johannes Hahn në akuzë/ Po minon negociatat me...

22:36, 24/04/2018
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë e ka quajtur “fatkeqësi” deklaratën e Komisionerit  për Zgjerimin, Johannes Hahn se në 15 ditët e ardhshme mund të zgjidhet kontesti ndërmjet Shkupit dhe Athinës rreth emrit të Maqedonisë.

Në deklaratën e kësaj ministrie kërkohet nga Hahn “që të ndalojë së paraqituri pamjen e gabuar nga bisedimet, të cilat siç thuhet, tregojnë se ‘nuk kuptohen’”.

“Ajo më e pakta që ai mund të bëjë është të ndalojë që t’i minojë”, thuhet në reagim.

Në Athinë transmetojnë se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka thënë se deklarata e Hahn është “e tepruar” dhe konsideron se është e pamundur që të arrihet marrëveshja me Greqinë brenda dy javësh.

Raundi i tretë i negociatave Greqi-Maqedoni për zgjidhjen e kontestit të emrit mbahet nesër në Vjenë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco