Mesazhi i kryeministrit belg në Beograd: Në fillim ‘Kosova’, pastaj integrimi

Mesazhi i kryeministrit belg në Beograd: Në fillim ‘Kosova’, pastaj integrimi

20:27, 24/04/2018
A+ Aa A-

Serbia e konsideron çështjen e Kosovës pengesë kryesore në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Kryeministri belg, Charles Michel, pas vizitës në Tiranë ka qëndruar në Beograd, ku ka kërkuar zgjidhje politike për problemet në rajon. Serbinë e ka konsideruar si vendin më të rëndësishëm në Ballkan për të ardhmen e Bashkimit Europian, por edhe mundësitë muajt e ardhshëm të mëdha për rajonin.

“BE nuk është një projekt që bazohet në marrëveshje të thata, por në vlera serioze dhe të fuqishme të cilat janë një logjikë e paqes, stabilitetit, demokracisë dhe sigurisë”, tha Charles Michel, kryeministri i Belgjikës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se kompromisi për Kosovën është i dhimbshëm për Serbinë, por zgjidhje të lehta nuk ka. Ai ka kritikuar platformën e Kosovës, por sipas tij, negociatat bëhen me mbështetesit e Prishtinës.

 “Kjo platformë është një deklaratë që ne i kemi të gjitha dhe Serbia vetëm duhet ta pranojë. Kjo nuk është një platformë për dialog. Fuqia nuk është në anën tonë, por ne jemi të gatshëm për kompromis të dyanshëm”.

Belgjika ka disa ide për Ballkanin si kryeqendra e Europës, duke kërkuar zgjidhje me dialog për shumë tema dhe vendime të matura politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco