Erdogan kërkon paqe me Greqinë

Erdogan kërkon paqe me Greqinë

13:49, 22/04/2018
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u përpoq të ulë tensionet me Greqinë, që muajt e fundit kanë arritur pragun e një përballjeje ushtarake. Në një intervistë për mediat turke, Erdogan bëri thirrje për dialog me Athinën, duke iu referuar në veçanti konfliktit për ishujt e Egjeut.

 “Ne e shohim Greqinë si fqinj. Edhe nëse ka disa konflikte, dëshirojmë ti kapërcejmë. Të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë për ti lënë ato mënjanë. Për detin dhe për ajrin. Avionët dhe anijet të kalojnë lirshëm”.

Thirrjen ia drejtoi kryeministrit grek Aleksis Cipras, tek i cili tha se kishte shpresën më të madhe për të hedhur një hap të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti turk ripërsëriti edhe një herë kërkesën për dorëzimin e 8 ushtarakëve të strehuar në Greqi, të akuzuar nga drejtësia turke si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit të 2 – viteve më parë.

Erdogan tha se me dorëzimin e “Gylenistëve” mund të flitet për një lirim më të shpejtë të ushtarëve grekë të arrestuar në mars në një zonë të diskutuar kufitare mes dy vendeve.

Një seri incidentesh në zonat e diskutueshme kufitare mes dy vendeve kanë rritur së tepërmi tensionet mes dy vendeve, duke ashpërsuar mes tyre retorikën për luftë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco