DASH: Shqiptarët në Maqedoni, përfaqësim të ulët

DASH: Shqiptarët në Maqedoni, përfaqësim të ulët

08:46, 22/04/2018
A+ Aa A-

Shqiptarët vazhdojnë ta kritikojnë përfaqësimin jo të barabartë në ministritë qeveritare dhe ndërmarrjet publike, vlerësohet në raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2017 për Republikën e Maqedonisë, në pjesën e minoriteteve.

“Janë vlerësuar vërejtje për pranim në Akademinë Policore. Shqiptarët pohojnë se qeveria e ka dizenjuar procesin e testimit në akademi që në mënyrë të padrejtë ta mohojë qasjen nga grupet minoritare”, thuhet në raport. Përfaqësimi i shqiptarëve dhe minoriteteve të tjera në administratën civile në Ministrinë e Mbrojtjes mbeti në nivel të ulët. Disa njësite elitare të policisë dhe ushtria nuk kanë kurrfarë përfaqësimi të minoriteteve etnike. Romët kanë denoncuar diskriminim shoqëror gjerësisht i përhapur. Turqit janë ankuar për diskriminim, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit./INA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco