Deklarata e fortë e ministrit grek të Mbrojtjes/ Me Turqinë jemi në luftë prej ...

Deklarata e fortë e ministrit grek të Mbrojtjes/ Me Turqinë jemi në luftë prej ...

17:29, 19/04/2018
A+ Aa A-

Greqia dhe Turqia janë në luftë të pashpallur prej 4 dekadash. Deklarata është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili ka komentuar incidentet e fundit mes dy vendeve.  

Kamenos akuzoi Turqinë se  prej vitit 1974 shkel hapësirën ajrore greke.

“Kemi heronj që kanë rënë në vijën e frontit. Këto ngjarje ndodhin vetëm gjatë luftës”, tha ai.

Dy ditë më parë, në incidentet kufitare u përfshinë edhe kryeministri grek Aleksis Cipras si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, admirali Evangelos Apostolakis.

Helikopteri ushtarak me të cilin fluturonin pranë ishullit Ro, që pretendohet edhe nga Turqia, u ngacmua nga dy avionë luftarakë turq, të cilët i kërkuan të dhënat e fluturimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco