Maqedoni, Bujar Osmani: Rekomandimi nga KE-ja është vlerësim punën e bërë

Maqedoni, Bujar Osmani: Rekomandimi nga KE-ja është vlerësim punën e bërë

08:35, 19/04/2018
A+ Aa A-

“Rekomandimi i pastër nga Komisioni Evropian deri te Këshilli për fillimin e negociatave është vlerësim për atë që është bërë në këtë periudhë, ndërkaq kjo që është më e rëndësishme është se Maqedonia është shtet tjetër pas më pak se një vit”.

Këtë sonte e theksoi zv.kryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në emisionin “Top Tema”.

“Sot është ditë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sot është ditë evropiane e Maqedonisë. vetë fakti që sot kemi tre eurokomisarë dhe gjashtë kryeministra nga rajoni tregon se Maqedonia bëhet një tregim pozitiv në rajon dhe në BE”, tha Osmani.

Para pothuajse vetëm një vit, ende nuk ka një vit prej 27 prillit, theksoi, Maqedonia ishte në prag të konfliktit, në prag të një humnere.

Sipas tij, ky është një përcaktim i rëndësishëm, një motivim i rëndësishëm dhe inkurajim për të vazhduar më tej.

“Kur do të arrini rezultat do të mbyllni një kapitull, hapni një të ri dhe filloni me një dinamikë edhe më të fuqishme. Mendoj se kjo jep rezultate. Kjo është meritë e të gjithë shoqërisë. Sot duhet të jenë të kënaqur të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike dhe partiake”, shtoi Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco