Maqedoni, vazhdon gjykimi për tentativen e vrasjes së Zijadin Selës

Maqedoni, vazhdon gjykimi për tentativen e vrasjes së Zijadin Selës

10:36, 16/04/2018
A+ Aa A-

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë tre dëshmitarë, mes të cilëve edhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri.

Në gjykimin e kaluar që zgjati gjashtë orë, ishin dëgjuar tre dëshmitarë, kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra. Të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela në seancat paraprake u shpallën të pafajshëm. Ato para Gjykatës thanë se e kuptojnë  akuzën, por  nuk ndjehen fajtorë dhe se atë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtutjeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco