Miinistria e Maqedonisë me 6 zëdhënësa shqiptarë, asnjë shkronjë në shqip

Miinistria e Maqedonisë me 6 zëdhënësa shqiptarë, asnjë shkronjë në shqip

08:10, 16/04/2018

Edhe pse me zëdhënës shqiptarë në disa sektore për punë të brendshme dhe në qendrën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ende nuk iu drejtohen mediave në gjuhën shqipe. As buletinet zyrtare e as njoftimet të cilat vijnë nga Policia nuk janë në shqip.

Edhe pse në ueb faqen zyrtare është ndarë edhe kategoria e veçantë për materiale në gjuhën shqipe, nëse klikoni në këtë kategori u dalin lajme të njëjta sikurse në platformën maqedonisht. Vetëm titujt janë në shqip

Pyetëm Ministrinë e Punëve të Brendshme se kur do të fillojë të zbatohet shqipja në polici.

TV Shenja pyet MPB-në:

“Përse nuk kanë filluar ende me punë zëdhënësit shqiptarë që janë emëruar në MPB kohë më parë, ose përse nuk komunikojnë me mediat që raportojnë në gjuhën shqipe në gjuhën e tyre amtare. Kur do të lëshojë MPB-ja njoftime dhe buletine ditore, por edhe informata të tjera në gjuhën shqipe. Kur do ta vë në funksion MPB-ja edhe ueb-faqen në shqip?

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë në përgatitje e sipër për zbatimin e tërësishëm të shqipes në komunikim me mediat dhe qytetarët. Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski tha se zëdhënësit e emëruar në sektoret për punë të brendshme janë duke u trajnuar ende për të komunikuar me mediat.

Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

“Policia gjithmonë është e gatshme që t’u përgjigjet qytetarëve në bashkësitë lokale në gjuhën e tyre amëtare. Janë duke u siguruar mjete teknike dhe burime njerëzore në mënyrë që të gjithë materialet të mund të publikohen edhe në gjuhët e bashkësive të tjera etnike. Tashmë është krijuar një platformë për ueb faqen edhe në shqip dhe shërbimet janë duke i përkthyer përmbajtjet statike. Zëdhënësit do mund të përgjigjen në kërkesat tuaja pas trajnimeve. 

Edhe pse ende nuk ka filluar të flasë shqip, MPB zotohet se do të fitojë besimin e qytetarëve. /Shenja.tv


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment