Erdogan: Ja si e përjetova puçin e 28 shkurtit

Erdogan: Ja si e përjetova puçin e 28 shkurtit

18:26, 13/03/2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, në dokmentarin "Zogjtë migrues" ka shpjeguar përjetimet gjatë periudhës së grusht shtetit postmodern të 28 shkurtit të vitit 1997, ndërsa tema e filmit shtjellon njerëzit që pësuan padrejtësi dhe të cilët për arsye të ndryshme u detyruan që të jetonin një jetë migruese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga transmetuesi publik turk TRT, mbrëmë në rezidencën presidenciale është zhvilluar mbrëmja gala e dokumentarit "Zogjtë migrues", tema e të cilit shtjellon përfshihet procesi i grushtit të 28 shkurtit.

Në dokumentarin "Zogjtë migrues" trajtohen përjetimet gjatë grushtit postmodern të 28 shkurtit dhe njerëzit që u përballën me diskriminim për shkak të ideve dhe besimeve të tyre, veçanërisht shamisë.

Dokumentari është i pari në fushën e tij për sa u përket pjesëmarrësve dhe temës, ndërkohë që presidenti Erdo?an, duke shpjeguar praktikat anti-demokratike të periudhës së 28 shkurtit, dha shembuj nga familja e tij për dëmet e përjeturara.

- "Kanë kaluar një jetë në pikëllime"

Të pranishme ishin edhe shpjegimet e dëshmitarëve dhe viktimat e kësaj periudhe, kryesisht edhe të presidentit Erdo?an.

"Këtë periudhë, asht si unë dhe bashkëshortja ime, e kanë përjetuar edhe shumë familje të tjera. Ata që i dërguan fëmijët e tyre në shkolla pritën kthimin e tyre, ndërsa ata që nuk i dërguan mbetën gjithmonë të shqetësuar për arsyen se fëmjët e tyre nuk kishin mundësinë të arsimoheshin në universitete dhe për këtë kaluan një jetë gjithmonë në pikëllim. Por përfundimi i këtyre padrejtësive ka siguruar që edhe populli ynë të gjejë qetësinë", tha Erdo?an.

Ndër të tjera Erdo?an ka theksuar se për shkak të mbulesës, shumë vajza u privuan nga e drejta për tu arsimuar.

"I kujtoj shumë mirë ditët kur ato qëlloheshin me shkopinj gome nga policia dhe ditët kur atyre u lejohej të hynin në shkollë duke u hequr shamia nga koka. Presidentët dhe krerët e qeverive më pyesnin mua se 'përse vajzat, djali juaj studiojnë në Amerikë?'. Përgjigja ime ka qenë se vajzat tona fatkeqësisht nuk kanë të drejtën e arsimimit sipas besimit të tyre", tha presidenti turk.

Filmi dokumentari "Zogjtë migrues" prej 80 minutash i përgatitur me një punë prej rreth një vit e gjysëm është plotësuar me intervista prej 22 orësh me 20 emra simbolikë të asaj periudhe, duke përfshirë edhe presidentin Erdo?an.

Së shpejti dokmuentari i përgatitur nga shkrimtari dhe skenaristi Servet Aydemir do të transmetohet në ekranet e TRT-së dhe është planifikuar që të ndiqet me festivale dhe në shumë mënyra brenda dhe jashtë vendit.

Ndryshe, në shkurt të vitit 1997, ushtria u përfshi në rrëzimin e qeverisë së ish-kryeministrit të ndjerë, Necmettin Erbakan, për shkak të shqetësimeve të shprehura nga gjeneralët lidhur me programin e pretenduar islamik të qeverisë.

Qeveria e Erbakanit u detyrua të largohej pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Partia e tij Mirëqenia (Refah) më vonë ishte shpallur e jashtëligjshme. Një qeveri e re civile më pas mori përsipër pushtetin nga Erbakani në atë që u bë e njohur si grushti "postmodern" i Turqisë.

Shumë shkolla private dhe fondacione u mbyllën me dyshimin për lidhje me grupe fetare, ndërsa u ndalua roli i personave publikë fetarë në institucionet publike.

Ndalimi i shamisë ishte një nga masat më të spikatura pas grushtit postmodern të shkuritit, ndërkohë që shumë persona u përballën me dënime me burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt 201413/03/2018 19:49

Ti erdogani i turqise kure ishe vetem nji samarxhi,e asgje me shume,pa leri pucet per grushtin e shtetit,ato i beni ju mashtruesit e fese e komunistat jeni flliqsirat me te ndyra te kohes.Do vije edhe fundi jote,seshte e larget dita,do te q.... ne bythe ty e gruan tende,ata qe sote po i burgose pa drejteshit,o barbare i njerzimit.Ty ste beson kushe,ti je vec nji mashtrues,diktator e vrases.

Shto koment