Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Tensionet me Turqinë do të dominojnë vizitën e Wes Mitchell në Athinë

Tensionet me Turqinë do të dominojnë vizitën e Wes Mitchell në Athinë

20:19, 12/03/2018
A+ Aa A-

Tensionet e vazhdueshme në Egje dhe në Mesdheun Lindor do të dominojnë vizitën në Athinë të zyrtarit të administratës së Presidentit Donald Trump gjatë kësaj jave.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Wes Mitchell do të jetë në kryeqytetin grek të enjten, si pjesë e një turneu rajonal që nuk përfshin Turqinë.

Zyrtari amerikan do të udhëtojë edhe në Shkup, anëtarësimi i të cilit në NATO dhe BE mbetet i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve të emrit me Greqinë.

Mitchell, një analist politik si dhe një zyrtar i qeverisë, u konfirmua në postin e tij në shtator të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco