Denoncimet, kërkohet shkarkimi i 110 gjykatësve në Maqedoni

Denoncimet, kërkohet shkarkimi i 110 gjykatësve në Maqedoni

13:28, 13/02/2018
A+ Aa A-

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në seancën e radhës duhet të vendosin për ankesat për shkarkim të 110 gjykatësve në vend. Seanca e parë është planifikuar të enjten.

Më shumë iniciativa për shkarkim ka propozuar Këshilli për Vërtetimin e Fakteve, por ka edhe dorëzues tjerë.

Tre ankesa për gjykatësen Monika Bahçovanovska ka nga PSP, ndërsa në Këshillin Gjyqësor janë dorëzuar ankesa edhe për gjykatësit në Gjykatën e Lartë: Jovo Vangellovski, Rahilka Stojkovska, Risto Katavenovski, Faik Asllani dhe Xhemali Saiti.

Në paralajmërimin e seancës për ditën e enjte, në web faqen e Këshillit Gjyqësor ankesat për shkarkim të gjykatësve janë vendosur në pikën e gjashtë, ndërsa nuk jepen më shumë detaje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco