Presidentja kroate: Marrëdhëniet me Serbinë nuk mund të quhen miqësore

Presidentja kroate: Marrëdhëniet me Serbinë nuk mund të quhen miqësore

22:01, 12/02/2018
A+ Aa A-

Marrëdhëniet me Serbinë ende nuk mund të quhen miqësore. Kështu deklaroi Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, në konferencën e përbashkët me homologun serb, Aleksander Vuccicc, pas takimit të zhvilluar në Zagreb.

Ajo tha se si përfaqësues të zgjedhur të popullit, kemi obligim të bisedojmë, ndërsa sqaroi se vizita e presidenti Vuçiç në Zagreb ishte përgatitur me muaj, duke shpresuar se bisedimet të zhvillohen në një klimë tjetër, por pas një “eskalimi të luftës verbale” kohëve të fundit, ka vendosur të ndërpresë ftesën.

“Për shumë çështje nuk jemi pajtuar, por në disa pika jemi përafruar, diku-diku do të përafrohemi në muaj të ardhshëm”, deklaroi Grabar Kitaroviç.

Ajo shtoi se “na bashkon përgjegjësia e përbashkët për sigurinë e Evropës Juglindore”.

Presidenti serb pritet të takojë edhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç dhe kryeparlamentarin, Gordan Jandrokoviç.

Vuçiç po ashtu pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë dhe liderë fetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco