Zv/ministri hungarez i drejtësisë akuzon OJF e Soros për ‘kontroll politik të gjyqësorit’

Zv/ministri hungarez i drejtësisë akuzon OJF e Soros për ‘kontroll politik të gjyqësorit’

15:29, 12/02/2018
A+ Aa A-

Sot në një intervistë në gazetën ditore Magyar Idok, zëvendësministri i Drejtësisë Pal Volner ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të çlirohet nga ndikimi i grupeve që financohen nga të huajt.

Volner ka pasur parasysh OJF e Sorosit duke shtuar se këto grupe kanë kryer sulme politike mbi sistemin hungarez të drejtësisë.

Më këtë rast Volner ka sugjeruar që “sistemi hungarez i drejtësisë duhet të çlirohet nga ndikimi i jashtëm në mënyrë që të mund të mbrohen tradita ligjore të Hungarisë”.

OJF të financuara nga Soros “duke i shërbyer interesave të huaja” kanë vënë në rrezik pavarësinë e gjykatave të Hungarisë “duke i detyruar gjykatësit të marrin vendime nën presionin e të huajve”.

Këta “ndërhyrës të jashtëm janë mercenarë të kohëve moderne dhe shumica e tyre janë të lidhur me Sorosin, duke shtuar se “është pikërisht koha për ti ndalur këtë persona dhe veprimtarinë e tyre”.

Konkretisht gjatë kohëve të fundit ka pasur sulme kundër Presidentit të Byrosë Kombëtare të Drejtësisë (BKD) dhe gjykatave administrative të cilat janë krijuar në vitin 2012. BKD është vënë në sulmin e jashtëm, “…gjë që na lejon të arrijmë në përfundimin se “disa forca të jashtme kërkojnë ti kthejnë gjykatat në mekanizma të luftës politike për gjueti shtrigash”…”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco