Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Sulmon Shqipërinë, zbulohen lidhjet e presidentit grek me Serbinë

FOTO/ Sulmon Shqipërinë, zbulohen lidhjet e presidentit grek me Serbinë

12:20, 12/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti grek, Prokopis Pavlopuolos, është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për deklaratat e tij të ashpra kundër Shqipërisë.

Kreu i shtetit grek ka përdorur një retorikë aspak të pranueshme në aspektin diplomatik ndryshe nga ç’i ka hije një presidenti.

Por duket se sjellja arrogante e Pavlopuolos nuk është krejt e rastësishme. Me anë të një vëzhgimi të shpejtë mund të vësh re se presidenti grek ka lidhje të forta me Serbinë dhe kjo justifikon fare mirë këtë retorikë agresive ndaj Shqipërisë.

Në faqen e tij në Wikipedia, është e shkruar se Prokopis Pavlopoulos është kumbari i David Davis dhe Alexander Davis, dy djemve të Katherine Kara?or?eviç, Princeshës së Jugosllavisë.

Lidhjet e Pavlopuolos me Serbinë i bëjnë të qarta edhe qëndrimit e kreut të shtetit grek ndaj shqiptarëve, duke dalë madje edhe jashtë linjës së qëndrimeve zyrtare të qeverisë greke e duke lëshuar kërcënime. Në vend që të bëjë thirrje për maturi dhe dialog, Pavlopuolos po flet me gjuhën e një serbi, duke ngjallur urrejtje dhe përçarje mes dy vendeve tona.

Nuk mund të thuhet që janë të paqëllimta deklaratat e tij, në një kohë që deri dje presidenti grek kishte luajtur rol deri diku konstruktiv në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa tani ka vendosur të çjerrë maskën dhe të tregojë fytyrën e tij të vërtetë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    fery12/02/2018 12:52

    Ato lidhje te presidentit grek dhe gjithe zyrtareve tjere te larte grek kane qene preje kohesh te zbuluara .Nuke i ka pa ose , me troqe te thuhet , s ka dashur me i pa .E pse s ja dashur me i pa politika zyrtare shqiptare pake faje ka Greqia ose Serbia , s ka faje ase presidenti grek , pse shqiptaret ua kane kthye bythet grekeve dhe serbeve s kane faje ase Greqia , ase Serbia

    Shto koment

    Denonco