FOTO/ Vuçiç vendos lule në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç

FOTO/ Vuçiç vendos lule në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç

12:43, 20/01/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po zhvillon vizitën e tij njëditore në Kosovë, ku para një ore ishte në manastirin e Banjskës. Ai sapo ka arritur tani në Mitrovicën veriore dhe ka vendosur kurora lulesh tek vendi ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviç mëngjesin e së martës. Shkak i vizitës së Vuçiç ishte pikërisht kjo vrasje.

Gjatë qëndrimit të manastir, Vuçiç kërkoi që ky rast të zbardhet sa më shpejt, shkruan Expres. Më pas, Vuçiç do të qëndrojë në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, në një takim të mbyllur, do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës dhe pastaj është parashikuar që Vuçiç të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët.

Image

 

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery20/01/2018 18:54

edhe bashkekombasit shqiptar te Ekrem Rexhes - komandant DRINI -it , kishin vendosur lule mbi varrin e tij diten kure e kishin varrosur ate, keshtu qe ,ne i kemi te qarte prej kohesh keto vendosje lulesh mbi varrin e viktimave president Vuciq ...!

frike nga kosovaret!!!20/01/2018 13:14

Cne ore qe e ruani Vucicin! kosovaret kane frike nga hija e tyre e larg qofte te guxojne ti afrohen per ta demtuar!ata jane dhicerit e botes dhe spiunet e evropes, e deshmuar nga realiteti! evropa nuk ka nevoje te punesoje spiuner sepse i ka pa pagese!

Shto koment

Denonco