Dëshmia në gjykatë/ Si u tentua skenari për vrasjen e kryeministrit...

Dëshmia në gjykatë/ Si u tentua skenari për vrasjen e kryeministrit...

20:13, 12/01/2018
A+ Aa A-

Para Gjykatës së Lartë në Podgoricë bashkëpunëtori i drejtësisë Sasha Singjeliç deklaroi se ka refuzuar detyrën që ia ka dhënë shtetasi rus Eduard Shimakov për të vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviq.

“Unë e dija se nuk kisha mundësi ta bëja atë, sepse situata e sigurisë ishte e keqe”, ka thënë Singjeliç.

Në dëshminë gjatë një seance të mëhershme, në fund të tetorit të kaluar, Singjeliç ka sqaruar se si ka rënë në kontakt me Shimakovin në një kamp refugjatësh në Rostov të Rusisë.

Kanë pasuar disa takime në të cilat rusi e ka bindur se “qarqe të fuqishme në Moskë” janë shumë të interesuara që zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi t’i fitojë opozita, për shkak të synimit të pushtetit, të udhëhequr nga Gjukanoviçi, që ta anëtarësojë shtetin në NATO.

Rusia nder shekuj ka kërkuar një dalje në Detin Mesdhe. Gjithmonë ka tentuar me aleatin e saj historik, Serbinë. Tani me sa duket nuk është e përqendruar vetëm tek Serbia por dhe tek Mali i Zi dhe Maqedonia. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte një kundërpërgjigje e SHBA-ve ndaj Rusisë. Me sa duket intrigat ruse ndaj Malit të Zi kanë qene edhe më të forta.

Duke rrëfyer për një takim në Moskë, vetëm pak javë para zgjedhjeve të 16 tetorit 2016, Singjeliç tregon se Shimakov i ka thënë se “kemi dhënë tepër shumë para për këtë fushatë, kemi informata se Mali i Zi dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe nëse opozita tani s’fiton s’ka më kthim prapa”.

Në seancën e sotme Singjeliç përsëriti akuzat se rusët kanë ardhur me ftesë të partisë opozitare pro-serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik, liderët e të cilit Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç.

Sipas Prokurorisë Speciale, në këtë skenar janë të përfshirë  dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, si dhe nëntë shtetas serbë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco