Maqedoni, a do ta miratojë Presidenti Ivanov ligjin për gjuhët?

Maqedoni, a do ta miratojë Presidenti Ivanov ligjin për gjuhët?

13:03, 12/01/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ende nuk e ka nënshkruar dekretin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Dekreti deri tek Ivanovi arrti mbrëmë ndërkohë ende nuk dihet se si do veprojë Ivanov. Nga Kabineti i presidentit thanë se Ivanov vendimin e tij do e sjell në pajtueshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Nëse Ivanov nuk e nënshkruan dekretin brenda 10 ditëve, pas skadimit të afatit ligjor, ligji do të duhet t’i kthehet edhe një herë parlamentit brenda 30 ditëve në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të sërishëm.

Sipas nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë: Dekretin për shpalljen e ligjeve e nënshkruajnë Kryetari i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit. Kryetari i Republikës mund të vendos të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit.

Në këtë rast, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin dhe në qoftë se e miraton me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Kryetari i Republikës është i obliguar që ta nënshkruajë dekretin. Kryetari i Republikës, është i obliguar ta nënshkruajë dekretin, në qoftë se sipas Kushtetutës, ligji votohet me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco