Ish-komandanti i UÇK-së përkrah Gjykatën Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së përkrah Gjykatën Speciale

12:01, 12/01/2018
A+ Aa A-

Njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rrustem Mustafa ka dal në mbështetje të Gjykatës Speciale.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Gjykata Speciale do t’u jap fund spekulimeve kundër kohës së lavdisë.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Me dinjitet do të kalohen sfidat, nga akuzat do të dalim faqebardhë. Lirinë po e gëzojmë të gjithë, UÇK-ja, ka përfunduar misionin me sukses, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së, askush nuk do të tentojë ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë, nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perëndimit (Europës).

SHBA-të, e kanë dëshmuar edhe më herët përkrahjen për Kombin tonë, gjykata speciale do të vërtetojë këtë, dyshimet për individët duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani, luftëtarët e Iirisë do të dalin faqebardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery12/01/2018 14:06

Iku koha kure ti dhe shoket tu komandant jetonit si qingji ne derase Remi.Ju krijuat pasuri maramendese ,ju shkerfhyet gra e vajza te shqiptareve dhe bete ate cfare ju deshti kokera e qefit .Tani duhet te largoheni ...se ne c drejtim do te largoheni ju e dini me mire se populli i Kosoves por , do te largoheni se i keni dhene gerdi grurit e drurit komandant Remi ...po po , e keni gerdit gjithe Kosoven por , edhe rajonin ...!

Shto koment

Denonco