VIDEO/ Incident në Beogradit, mes liderëve të Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë për Kosovën

VIDEO/ Incident në Beogradit, mes liderëve të Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë për Kosovën

11:43, 07/12/2017
A+ Aa A-

Tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, kryesuesi Dragan Çoviçi, Bakir Izetbegoviçi dhe serbi Mladen Ivaniçi kanë qëndruar dje në Beograd ku kanë pasur takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Në konferencën për media është shënuar një incident kur dy palët kanë folur për Kosovën dhe qëndrimin e dy vendeve ndaj pavarësisë së saj.

Kur kryesuesi kroat i Presidencës boshnjake Dragan Çoviqi ka folur për Kosovën duke thënë se Sarajeva, sa i përket kësaj çështjeje do t’u përshtatet qëndrimeve të Beogradit, ka reaguar anëtari tjetër Bakir Izetbegoviç.

Izetbegoviçi ka thënë, se politika e jashtme e Bosnjës duhet të jetë e pavarur.

“Politikën ndërkombëtare të BH-së do ta udhëheqin këta tre persona dhe ajo do të udhëhiqet në Sarajevë. Natyrisht, do t'i marrim shumë parasysh qëndrimet e vendeve fqinje sepse jetojmë me Serbinë, jetojmë me Kroacinë dhe BE-në, ku kemi marrë obligime në procesin e integrimeve. Por qëndrimi im është se politika e jashtme bëhet në Bosnjë e Hercegovinë dhe unë e luta Çoviçin që atë që e tha ta thotë si qëndrim të tij e jo si të Presidencës”, ka thënë Izetbegoviçi.

Presidenti serb pastaj ka reaguar me një mimikë duke shfaqur revoltë për qëndrimin e Bakir Izetbegoviçit.

“Ja pra kështu. Unë vetëm e citova atë që e mora gjatë bisedave zyrtare, por gjendja është kështu rreth Kosovës dhe kufijve”, ka thënë Vuçiçi.

Vërejtja e Izetbegoviçit ka nxitur reagime të shumta në Serbi dhe në Republikën Srpska, sikur edhe ditë më parë kur Izetbegoviçi shfaqi mendimin e tij personal se Bosnja duhej ta njihte Kosovën prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery07/12/2017 13:26

Kure politikanet e Kosoves dhe Shqipërisë me veprimet e tyre qojne uje ne mullirin e Beogradit dhe avansojne potiziten e Serbise ne BE dhe ne bote ateher , nji ze i vetem i Bakir Izetbegovi? eshte i vetmuar dhe eshte per keqeardhje pse eshte keshtu....po po z.Izetbegoviq , keta politikaj shqiptar qe aktualishte e perfaqesojne popullin e Kosoves dhe Shqipërisë , te lene ne balte , s mundesh te mbeshtetese ne ta ngase , ata as interesat minimale te POPULLIT te vete nuk i mbrojne e mose te flasim per dic me te madhe sikur eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga vendet e rajonit sikur eshte B e H ose , njohja e pavaresise se Kosoves nga 5 vendet e BE sikur jane Spanja , Qipro, Rumania , Cekia dhe Greqia Gjithesesi , Juve flm gjithe shqiptaret e ndersente dhe te sinqerte nga zemra z.Izetbegoviq per guximin qe treguat ne mes te Beogradit e qe pitikajt shqiptar te Kosoves dhe Shqipërisë te 2-3 dekadave te fundit , kete guxim e paten te munguar ...kurre se paten...!

Shto koment

Denonco