Ambasadori britanik O’Connell: Kosova duhet të çlirohet nga njerëzit joprofesionistë

Ambasadori britanik O’Connell: Kosova duhet të çlirohet nga njerëzit joprofesionistë

14:49, 11/10/2017
A+ Aa A-

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell në Kosovë tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë probleme serioze për Kosovën dhe se Kosova duhet të çlirohet nga njerëzit joprofesionistë.

“Me njerëz të tillë nuk përparim Kosova. Ju keni nevojë për njerëz të mirë, të aftë e të pavarur në institucione”, ka deklaruar ai sot.

Realisht, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar dhe Kryeministri Ramush Haradinaj tha me këtë rast se memorandumi ka për qëllim një proces ligjor dhe kredibil të rekrutimit të të gjithë personave që do të mbajnë përgjegjësi në agjencitë që janë përgjegjësi e Qeverisë. E që procesi të jetë kredibil Haradinaj tha se rol të rëndësishëm do ta ketë ekspertiza, ekspertët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

“Kur filluam këtë projekt vitin e kaluar, e nisëm më idenë që të sfidojmë praktikën që pozitat e larta fitohen veç me politikë, - theksoi ambasadori britanik.- Nga 8 projekte, vetëm 2 kanë rezultuar me sukses: Dogana dhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Punësimeve. Por, me një lule nuk çel pranvera”, theksoi po ashtu ambasadori britanik/Kallxo.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

m.muharremi14/10/2017 00:10

...edhe nga "luftetaret"qe nuk luftuan kurre por, bene qejf e ahengje me parate e 3% te puntoreve shqiptar te Kosoves nga diaspora duke i shpenzuar pa karar ne hotelin " Rogner " te Tiranes dhe qe sot e 18 vite ia kane zene frymen popullit te vete

Shto koment

Denonco