Transferimi mund të zyrtarizohet sot, Ronaldo do të nënshkruaj kontratë shtatëvjeçare me vlerë 1.4 miliardë euro

Transferimi mund të zyrtarizohet sot, Ronaldo do të nënshkruaj kontratë shtatëvjeçare me vlerë 1.4 miliardë euro

12:45, 22/12/2022
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo mund të nënshkruajë një kontratë shtatëvjeçare me vlerë 1.4 miliardë euro sot.

Siç dihet tashmë, klubi saudit Al Nassr kishte përgatitur një kontratë dyvjeçare e gjysmë për Ronaldon me vlerë 200 milionë euro në sezon, por sot Marca ka publikuar të dhëna të reja që janë vërtet të pabesueshme.

Kështu, Ronaldo do të nënshkruajë kontratë shtatëvjeçare me Al Nassr. Në dy vitet e para, Ronaldo do të jetë lojtar, ndërsa pjesa tjetër e kontratës do të jetë ambasadori i Arabisë Saudite në përpjekje për të fituar organizimin e Botërorit të vitit 2030.

Sipas Marca-s, Ronaldo do të marrë 200 milionë euro në sezon për pjesën e luajtur të karrierës së tij, ndërsa do të marrë më shumë para për rolin e tij ambasador.

Kjo do të thotë se Ronaldo do të arkëtojë 500 milionë euro duke luajtur për Al Nassr dhe më pas në rolin e tij ambasador do të marrë të paktën 900 milionë euro nga Arabia Saudite ose gjithsej të paktën 1.4 miliardë euro.

Marca thekson se transferimi mund të zyrtarizohet që sot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco