Aguero festoi dyfish triumfin e Argjentinës, vuri bast për Messin në Botëror

Aguero festoi dyfish triumfin e Argjentinës, vuri bast për Messin në Botëror

22:36, 21/12/2022
A+ Aa A-

Sergio Aguero ka një miqësi të hershme me Leo Messin. Ish-sulmuesi u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar për shkak të problemeve në zemër.

Gjithsesi, “El Kun” mbështeti si ultras kombëtaren e Argjentinës, që u dhuroi atij dhe gjithë popullit argjentinas Kupën e Botës për herë të tretë në historinë albiceleste.

34-vjeçari iu gëzua edhe fitimit të një basti që kishte vendosur përpara fillimit të Botërorit të Katarit, që sigurisht nuk mund të mos kishte lidhje me Leo Messin.

Aguero vendosi rreth 1 mijë dollarë që Leo do të shpallej Futbollisti më i mirë i Kupës së Botës.

Dhe kështu ndodhi: në fund të turneut “pleshti” fitoi çmimin individual dhe trofeun e Kupës së Botës.

Shtatë gola dhe tri asiste regjistroi kapiteni në “Katar 2022”, duke udhëhequr Argjentinën drejt triumfit historik.

Aguero u gëzua dyfish, ai fitoi rreth 8 mijë dollarë nga basti i vendosur për mikun e tij dhe legjendën e Argjentinës dhe futbollit botëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco