VIDEO/ Një argjentinas arriti të hidhej në autobusin e lojtarëve të kombëtares, një tjetër u aksidentua

VIDEO/ Një argjentinas arriti të hidhej në autobusin e lojtarëve të kombëtares, një tjetër u aksidentua

11:10, 21/12/2022
A+ Aa A-

Gjatë festës së madhe për fitimin e trofeut të Kupës së Botës në Argjentinë, ka patur eufori të jashtëzakonshme dhe tifozët shfrytëzojnë çdo mundësi të mundshme për t'u afruar me lojtarët dhe tentojnë qoftë edhe për një moment të tërheqin vëmendjen e tyre. Kur kjo ndodh, siç pritej, ndodhin edhe situata fatkeqe.

Kështu, në internet është publikuar një video ku shihet se si një tifoz, teksa tenton të hidhet në autobusin me lojtarë që parakalojnë nëpër qytet,  bie në tokë nga një lartësi e madhe, pas së cilës me siguri ka pësuar lëndime të rënda.

Videoja, për të mos bërë gjithçka edhe më shqetësuese, nuk arriti të tregojë momentin e rënies, por është e sigurt që tifozi ka patur pasoja kur ka rënë në tokë.

Përveç kësaj, një fans tjetër, i cili mesa duket kishte “shumë më shumë fat”, shihet në video teksa hidhet me sukses nga ura në autobusin e kombëtares argjentianse.

Mediat argjentinase shkruajnë se në rrugët e Buenos Aires kishte më shumë se pesë milionë njerëz, që është vetëm një tregues tjetër se sa shumë e duan trofeun që fituan pas 36 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco