U pritën me nderime, futbollistët maroken shkuan së bashku me nënat e tyre në eventin e organizuar nga mbreti

U pritën me nderime, futbollistët maroken shkuan së bashku me nënat e tyre në eventin e organizuar nga mbreti

09:50, 21/12/2022
A+ Aa A-

Pasi u renditën në vendin e katërt në Kampionatin Botëror të Katarit, kombëtarja marokene pati një pritje zyrtare në Pallatin Mbretëror në Rabat.

Pas atij suksesi të jashtëzakonshëm mbreti Mohammed VI ka nderuar “Luanët e Atlasit” dhe këtë herë në qendër të vëmendjes kanë qenë nënat e lojtarëve të kombëtares marokene, të cilat kanë qenë në pritje me djemtë e tyre.

Pallati Mbretëror tha se ky akt është edhe një mirënjohje ndaj grave marokene që u mësuan fëmijëve të tyre parimet e vetëmohimit dhe përkatësisë ndaj atdheut.

Suksesi më i madh i një kombëtareje afrikane në kampionatet botërore e bëri kombëtaren marokene heronj të vërtetë në vendin e tyre.

Prandaj, mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Marokut, Rabat, për të mirëpritur lojtarët që krijuan surprizën më të këndshme të turneut në Katar.

Kujtojmë, Maroku fitoi vendin e katërt pasi u mund në luftën për medaljen e  bronzit nga Kroacia.

Më parë, ata eliminuan favoritët Spanjën dhe Portugalinë në fazën eliminatore dhe u ndaluan nga Franca në gjysmëfinale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco