Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Schweinsteiger flirton me prezantuesen e televizionit gjerman

Schweinsteiger flirton me prezantuesen e televizionit gjerman

08:59, 21/12/2022
A+ Aa A-

Një mirëkuptim i denjë me atë të treguar nga Leo Messi dhe Julian Alvarez, që me golat e tyre kanë udhëhequr Argjentinën drejt Kupës së Botës të tretë.

Gjeste që bashkë me ato të kampionëve të tjerë protagonistë në Katar janë pasqyruar në televizionet e të gjithë planetit, duke përfshirë edhe gjermanin ‘ARD’, që ia ka besuar programin për Botërorin gazetares Esther Sedlaczek dhe Bastian Schweinsteiger (ish-kampion bote me Gjermaninë në 2014-ën).

Një dyshe që ka bërë menjëherë për vete publikun falë harmonisë së tyre, por që kanë përjetuar një moment të sikletshëm në emisionin e fundit.

“Basti, kemi arritur në fund, – ka thënë Sedlaczek. Nga ne është gjithçka. Jam argëtuar shumë me ty. Faleminderit për këtë”. Përgjigja e 38-vjeçarit ka qenë argëtuese: “Faleminderit Esther, ka qenë edhe për mua shumë argëtuese. Tani do shkojmë bashkë me pushime për dy javë, apo jo?”.

Një propozim që është pritur kështu nga drejtuesja: “Po, sigurisht. Madje jo, sigurisht që jo! Argëtohu me familjen tënde”, ka thënë duke qeshur dhe duke i kujtuar ish-mesfushorit se është i martuar.

Në fakt, nga viti 2016-të, Bastian Schweinsteiger është bashkëshorti i Ana Ivanovic, ish-teniste 35-vjeçare me të cilën ish-futbollisti ka patur dy fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco