Festa në Argjentinë/ Një tifoz humb jetën, një 5-vjeçar përfundon në koma, një burrë plagoset me thikë

Festa në Argjentinë/ Një tifoz humb jetën, një 5-vjeçar përfundon në koma, një burrë plagoset me thikë

22:20, 20/12/2022
A+ Aa A-

Në Buenos Aires po festohet prej ditësh, teksa mbërritja e kombëtares argjentinase në kryeqytet ka krijuar emocione dhe atmosferë tepër të veçantë.

Miliona argjentinas kanë dalë rrugëve për të pritur kampionët e rinj të botës, ndërkohë që është regjistruar viktima e parë.

Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një çati ku ishte ngjitur për të festuar paradën e Leo Messit me shokë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ngjarja ishte “pas një rënie nga një lartësi, në kuadër të festimeve masive që u zhvilluan në Buenos Aires”.

Në Argjentinë janë regjistruar edhe incidente të tjera në Gonzalez Catan dhe Mar del Plata.

Një person është rrëzuar nga lartësia duke plagosur tre të tjerë, ndërkohë që një copë mermeri ra nga monumenti në Plaza San Martín, duke goditur kokën e një djali 5-vjeçar.

I mituri ka përfunduar në koma. Në të njëjtin qytet bregdetar ka pasur përleshje gjatë festimeve.

Një burrë është plagosur me thikë në krah dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco