‘Himni i Messit’/ Çfarë kuptimi ka kënga pop argjentinase që këndon Leo me shokë

‘Himni i Messit’/ Çfarë kuptimi ka kënga pop argjentinase që këndon Leo me shokë

15:12, 20/12/2022
A+ Aa A-

Një këngë pop argjentinase është bërë himni jozyrtar për Argjentinën dhe Lionel Messin.

“Muchachos, ahora nos volvimo’ a ilusionar”, një këngë e grupit argjentinas La Moscas,  ka qenë pjesë e gjithë turneut duke u zhurmuar në stadiumet e Katarit.

Tingulli i veçantë i grupit është një përzierje marramendëse e ska, rock dhe pop dhe titulli i hitit të tyre përkthehet përafërsisht si “Djem, ne shpresojmë sërish”.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ambasada e Argjentinës në Doha raportoi se midis 35,000 dhe 40,000 argjentinas udhëtuan në Katar për të parë ekipin e tyre duke ngritur Kupën e Botës për herë të parë në 36 vjet.

Himni që është bërë klithma e tyre është në fakt një ripunim i një kënge të vitit 2003 që fillimisht titullohej “Muchachos, Esta Noche Me Emborracho” (“Djem, sonte do të dehem”) që  kishte të bënte me thyerjen e zemrës.

Por këngëtari kryesor i grupit, Guillermo Novellis ka shpjeguar se një tifoz i quajtur Fernando Romero shkroi tekste të reja për të festuar në rrugën e Argjentinës drejt finales së Kupës së Amerikës 2021. Novellis dhe grupi i tij më pas e regjistruan atë version dhe e lëshuan para Kupës së Botës.

Linja e hapjes në edicionin e ri i referohet në mënyrë eksplicite dy ikonave më të mëdha të futbollit të Argjentinës: “Kam lindur në Argjentinë, toka e Diego dhe Lionel, nga fëmijët nga Ishujt Falkland, të cilët nuk do t’i harroj kurrë.”

Vetë Messi pohoi në fillim të këtij viti në televizionin argjentinas se kjo ishte kënga e tij e preferuar e futbollit.

Pas triumfit në Kupën e Botës, Messi u kap duke kënduar himnin e La Moscas së bashku me tifozët e Argjentinës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco