Messi fle me Kupën e Botës, legjenda e Argjentinës zbulon planin e tij të madh për Botërorin e ardhshëm

Messi fle me Kupën e Botës, legjenda e Argjentinës zbulon planin e tij të madh për Botërorin e ardhshëm

14:37, 20/12/2022
A+ Aa A-

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka publikuar një foto ku shihet duke fjetur me kupën e kampionit të botës, ndërsa legjenda e Argjentinës Jorge Valdano pretendon se i ka zbuluar madje se do të luajë në Botërorin e ardhshëm të vitit 2026.

Messi fitoi Kupën e Botës në Katar me kombëtaren e Argjentinës, duke hedhur kështu një hap të madh në luftën për epitetin e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave, dhe momentin e shumëpritur me Kupën e Botës e ka ndarë në Instagram dhe ka thyer të gjitha rekordet.

Një ditë më pas, Messi ka fotografuar veten në shtrat me trofeun e kampionatit dhe për dy orë ka mbledhur gati 15 milionë pëlqime.

Ndërkohë, legjenda argjentinase Jorge Valdano pohon se ka folur me Messin para Kupës së Botës dhe se lojtari i PSG-së ka lënë të kuptohet se do të luante ende për Gauchos nëse ata fitonin titullin.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

 

“Kur e intervistova para Kupës së Botës, ndërsa kamerat ishin të fikur, më tha se në Katar do të luante në Botërorin e tij të pestë, por edhe se asnjë futbollist nuk kishte luajtur gjashtë. Më tha se ishte e pamundur dhe shtoi se nëse do të bëhet kampion bote, do të garojë edhe në Botërorin e ardhshëm”, tha Valdano për Cadena Cope.

Në mbështetje të këtij pretendimi është fakti se menjëherë pas ndeshjes kundër Francës ai zbuloi se nuk po tërhiqet nga kombëtarja, ndaj ka shumë mundësi që të tentojë të luajë në Botërorin e ardhshëm nëse lëndimet e anashkalojnë, kur ai do të jetë 39 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco