VIDEO/ Tifozët i hedhin një lodër Messit për të tallur Mbappen

VIDEO/ Tifozët i hedhin një lodër Messit për të tallur Mbappen

13:56, 20/12/2022
A+ Aa A-

Pasi fitoi Kupën e Botës në Katar në një finale dramatike kundër francezëve, kombëtarja e Argjentinës u rikthye në atdhe. Asaj iu bë një pritje spektakolare në Buenos Aires, me kapitenin Lionel Messi dhe shokët e skuadrës duke përshëndetur tifozët nga një autobus panoramik.

Në një moment, një lodër fluturoi drejt Messit nga turma e madhe e tifozëve argjentinas, dhe kur lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, sipas shumë njerëzve, e kapi atë, doli të ishte Breshka Ninja. Messi vetëm qeshi dhe ua hodhi lodrën tifozëve.

Me shumë mundësi ka qenë një provokim në kurriz të shokut të tij të klubit Kylian Mbappe, pamja e cilit në internet krahasohet prej vitesh me personazhet e famshëm të filmave vizatimorë nga seriali për fëmijë: “Breshkat Ninja”. Mbappe shënoi një hat-trick në finale kundër Argjentinës, por nuk i mjaftoi atij për të fituar titullin e dytë të Kupës së Botës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco