Kombëtarja e Francës u prit në mënyrë madhështore edhe pse lojtarët donin të shkonin në shtëpi, Deschamps shpjegoi pse u shfaqën

Kombëtarja e Francës u prit në mënyrë madhështore edhe pse lojtarët donin të shkonin në shtëpi, Deschamps shpjegoi pse u shfaqën

10:34, 20/12/2022
A+ Aa A-

Një pritje madhështore në Paris për ekipin francez të futbollit, që humbi ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit të dielën në Katar, ndonëse lojtarët donin të shkonin menjëherë në shtëpi.

Fillimisht, francezët planifikuan një ceremoni të shkurtër në Place de la Concorde, por për shkak të humbjes, ata anuluan paradën klasike në Champs-Élysées dhe më pas gjatë ditës së djeshme, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Noel Le Graet tha për stacionin televiziv BFMTV, se ishte anuluar dhe ceremonia e shkurtër.

Mirëpo, ata nuk kanë mundur t'u shpëtojnë tifozëve, pasi siç ka shpjeguar trajneri Didier Deschamps, është detyrë e lojtarëve të falënderojnë tifozët për mbështetjen, edhe pse zhgënjimi është i madh.

"Është detyra jonë me lojtarët të falënderojmë të gjithë francezët që na mbështetën dhe na dhanë shumë forcë gjatë Kupës së Botës. Ne ndamë emocione fantastike edhe nëse kapitulli i fundit është mizor dhe i dhimbshëm. Por nuk duhet të harrojmë gjithçka bëri ky grup, megjithëse kishte shumë vështirësi para dhe gjatë Kupës së Botës. Nuk është gjithmonë e lehtë për lojtarët, ata përjetuan emocione fantastike gjatë këtij muaji. Është shumë e rëndësishme për ne dhe lojtarët të respektojmë këtë turmë", tha Deschamps. .

Dhjetëra mijëra tifozë i mirëpritën lojtarët e tyre dhe, të paktën për një moment, ngritën shpirtin pas zhgënjimit në finalen e Kupës së Botës.

Francezët u larguan të trishtuar nga stadiumi Lusail në Doha. Pas 90 minutash rezultati ishte 2:2, pas kohës shtesë ishte 3:3. Argjentinasit ishin më të suksesshëm në penallti me 4:2 dhe festuan titullin e tretë në histori.

Kombëtarja franceze u mposht për herë të dytë në finalen e saj të katërt. Katër vjet më parë, ajo fitoi titullin në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco