Nga xhelat në 'tifoz' i Argjentinës: Mario Gotze feston si i çmendur me djalin e tij për triumfin e Messi-t në Katar

Nga xhelat në 'tifoz' i Argjentinës: Mario Gotze feston si i çmendur me djalin e tij për triumfin e Messi-t në Katar

09:03, 20/12/2022
A+ Aa A-

Tetë vite më parë vuloste finalen e Kupës së Botës në Brazil, ndërsa dje e shijoi në maksimum triumfin e Argjentinës së Leo Messit. Mario Goetze zgjidhi finalen Gjermani-Argjentinë në Brazil 2014 me një gol shumë të bukur në minutat shtesë.

Image

Kupa nisej për herë të katërt drejt Berlinit, ndërkohë që në Buenos Aires kishte vetëm lot, zemërim dhe zhgënjim. Kombëtarja albiceleste u rikthye në majën e botës pas suksesit emocionues në një finale të rrallë dhe të paharrueshme ndaj Francës.

Image

Fantazisti gjerman ka festuar Botërorin e parë të Leo Messit bashkë me djalin e tij. Video është bërë virale, ndërkohë që Goetze postoi edhe një foto të bukur me Messin e vitit 2022 që ngushëllon, i buzëqesh dhe fton Leon e trishtuar të vitit 2014 të festojë realizimin e ëndrrës për të fituar Kupën e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco