Videoloja 'FIFA' godet përsëri, parashikoi me saktësi fituesin e Botërorit

Videoloja 'FIFA' godet përsëri, parashikoi me saktësi fituesin e Botërorit

17:22, 19/12/2022
A+ Aa A-

Videoloja më e famshme e futbollit në Botë, FIFA e krijuar nga EA Sports, ka goditur përsëri në shenjë. Për të katërtin edicion radhazi, ka gjetur në mënyrë të saktë se kush do të ishte fituesi i Botërorit, duke simuluar ndeshje në versionin e saj më të fundit.

Pasi kishte gjetur me saktësi Spanjën në vitin 2010, Gjermaninë në vitin 2014 dhe Francën në vitin 2018, ajo gjeti edhe Argjentinën, pasi kishte parashikuar që Mesi dhe shokët e tij do të triumfonin në garën për trofeun më të lakmuar për kombëtare në botë.

Sigurisht, jo gjithçka shkoi sipas skenarit që kishte parashikuar kjo videolojë me simulimet që ishin bërë me versionin FIFA ’23. Sipas parashikimit, Argjentina duhej të mundte në finale Brazilin, ndërsa golashënuesi i Botërorit do të ishte Mesi me 8 gola e jo Mbape.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco