Burri tifoz me Messin, gruaja me Mbappe, çifti martohet ditën e finales së Botërorit

Burri tifoz me Messin, gruaja me Mbappe, çifti martohet ditën e finales së Botërorit

15:27, 19/12/2022
A+ Aa A-

Finalja e Kupës së Botës, që u luajt mes Francës dhe Argjentinës ishte kryefjala e ditën e djeshme.

Por përveç emocioneve që na fali ndeshja, një çift përjetoi emocione të dyfishta pasi data e dasmës përkoi me finalen e Botërorit.

Ndërsa ata ranë dakord për shumicën e gjërave në lidhje me dasmën e tyre, ata nuk donin të bënin kompromis se cilin ekip mbështetën në finale.

Burri (Sachin) është një tifoz i yllit argjentinas Lionel Messi, ndërsa bashkëshortja (Athira) është një mbështetëse e ekipit francez të futbollit.

Disa orë përpara se të dy skuadrat të takoheshin në stadiumin “Lusail” të Katarit në një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Kupës së Botës, ata u martuan me njëri-tjetrin në një ceremoni të mbajtur në qytetin Kochi.

Mbi bizhuteritë e tyre dhe veshjet tradicionale të dasmës, çifti kishte veshur fanellat me numrin 10.

Athira veshi një fanellë për sulmuesin francez Kylian Mbappe, ndërsa Sachin veshi ngjyrat e Argjentinës për Messin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco