Messi merr një mesazh special nga bashkëshortja: Vetëm ne e dimë sa shumë ke vuajtur!

Messi merr një mesazh special nga bashkëshortja: Vetëm ne e dimë sa shumë ke vuajtur!

14:10, 19/12/2022
A+ Aa A-

Mes shumë mesazheve urimi të marra, Leo Messit sigurisht nuk do t’i mungojë ai i bashkëshortes së tij, influencueses Antonela Roccuzzo.

Kjo e fundit i postoi komplimente të shoqit, pasi e kishte përjetësuar veten në tri foto menjëherë pasi Argjentina u bë kampione e botës në kurriz të Francës.

Në Katar, zonja Messi ishte gjatë gjithë kohës me tre fëmijët e çiftit: Mateo, Thiago dhe Ciro.

Influencuesja kujtoi në mesazh të gjitha vitet, në të cilat Messi luftoi për të arritur qëllimin e madh, për të fituar Kupën e Botës, siç bëri Diego Maradona 36 vite më parë: “Kampionë të botës! Nuk di nga t’ia filloj… Çfarë krenarie të madhe ndjejmë për ty, Leo Messi!

Faleminderit që na mësove të mos dorëzohemi kurrë, se duhet të luftojmë deri në fund. Më në fund ndodhi…, ti je kampion bote. Ne e dimë se çfarë keni vuajtur për kaq shumë vite, çfarë keni dashur të arrini. Forca Argjentina!!!”. Tri “pasthirrmat”, si tri sukseset ndërkombëtare të Argjentinës me shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” në radhët e saj.

Mesazhi shoqërohet me tri foto. Në një është Roccuzzo me fëmijët e saj, në një tjetër ajo teksa puth trofeun, në të tretën pozon së bashku me kapitenin e Albiceleste.

Foto që në pak minuta arritën tre milionë ‘like’ dhe më shumë se 40 mijë komente.

Spikasin ndër të tjera komentet e Kun Agueros dhe Wanda Narës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco