Juventusi vendos rekord pas triumfit të Argjentinës në Botëror, arsyeja

Juventusi vendos rekord pas triumfit të Argjentinës në Botëror, arsyeja

13:21, 19/12/2022
A+ Aa A-

Triumfi i Argjentinës në finalen e “Katar 2022” përballë Francës i shkoi për shtat edhe Juventusit.

Kjo sepse bardhezinjtë tashmë janë zyrtarisht klubi me më shumë lojtarë Kampionë të Botës.

Falë suksesit të Angel Di Maria dhe Leandro Paredes me fanellën “Albiceleste”, numri i lojtarëve Kampionë të Botës që kanë qenë pjesë e Juventus shkon në 27.

Bardhezinjtë parakalojnë në këtë klasifikim, Bayern Munchen si skuadra që ka “prodhuar” 24 lojtarë Kampionë të Botës, ndërsa në podium është edhe Interi me 21 lojtarë.

Ndërkohë në pesë vendet e para të këtij klasifikimi bëjnë pjesë edhe Roma me Santos, respekivisht me 18 dhe 15 lojtarë.

Kujtojmë se edhe verdhekuqtë kishin arsye për të festuar pasi në radhët e Argjentinës është Paulo Dybala, ashtu si edhe Interi që përfaqësohej nga Lautaro Martinez.

Klubet me më shumë lojtarë Kampionë të Botës

27 Juventus

24 Bayern Munchen

21 Inter

18 Roma

15 Santos

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco