Di Maria: Ia vlejti që qava aq shumë, ju tregoj çfarë mendova kur shënova

Di Maria: Ia vlejti që qava aq shumë, ju tregoj çfarë mendova kur shënova

12:39, 19/12/2022
A+ Aa A-

Me atë në fushë për 64 minuta, Franca ishte në panik total sa herë që prekte topin, duke qenë se Angel Di Maria i bëri të gjitha: Fitoi penalltinë dhe më pas shënoi golin e dytë, duke bërë të dukej ndeshja e mbyllur që në pjesën e parë.

Dhe ndoshta Lionel Scaloni gaboi me zëvendësimin e shpejtë, pasi pa “Engjëllin” mbrojtës në fushë, e panë veten të rikuperohen dhe të frikësohen deri në fund.

Angel është një ekspert i finaleve, madje është njeriu i vetëm që ka ditur të bëjë më shumë sesa Lionel Mesi me kombëtaren e Argjentinës, prandaj meriton një vend përkrah “Pleshtit” dhe nuk është aspak ekzagjerim.

Arsyeja është se Di Maria, ashtu si Mesi dhe Batistuta janë të vetmit që kanë shënuar në tre Botërorë radhazi, por mbi të gjitha, Angel është i vetmi që ka shënuar në 4 finale të ndryshme dhe sa herë që ai shënon i jep trofeun Argjentinës.

Diçka e tillë ka ndodhur në Olimpiadën e vitit 2008, kur falë golit të tij fituan Medaljen e Artë përballë Nigerisë, me Mesin që adhuronte “El Fideon”.

Më pas vjen edhe trofeu i parë i rëndësishëm, Kupa e Amerikës, që duket se thyen mallkimin e Mesit, me Di Marian që në tokën braziliane gjunjëzon të zotët e shtëpisë, ndonëse në fund sërish duket sikur meritat i shkojnë Mesit.

Por nuk mbaron këtu, pasi në edicionin e parë të finales ndërkontinentale, “Finalissima”, ajo mes Argjentinës kampione të Amerikës së Jugut dhe Italisë kampione të Europës, ai dërgon shifrat në 2-0 në fundin e pjesës së parë duke futur në kasafortë trofeun.

Dhe kryevepra ishte dje, ndaj Francës, ndonëse pavarësisht golit të dytë të tij, Angel Di Maria ishte lojtari që e vuajti më shumë finalen, pasi në çdo moment që fokusohej nga kamera, ai e përjetoi ndeshjen të gjithën në lot.

“Por ia vlejti ama, edhe pse nuk e di sesa mund të duroja më dot, – shprehet sërish me lot në sy ylli i Juventusit. – Nuk dua të them asgjë, nuk dua të flas, pasi jam më shumë se i emocionuar dhe dua vetëm të festoj. Dua që të qesh pak tani, pasi nuk arrij ende ta besoj këtë që arritëm.

Goli im? Mendova gjëra të tjera në atë moment, mendova se do ta kishim pasur më të lehtë. Por e rëndësishme në fund është që ia dolëm”, u shpreh njeriu i finaleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco