Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Cassano hidhet në pishinë nga gëzimi që Messi u shpall kampion bote

VIDEO/ Cassano hidhet në pishinë nga gëzimi që Messi u shpall kampion bote

11:02, 19/12/2022
A+ Aa A-

Antonio Cassano nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij që Argjentina të fitonte Kupën e Botës në Katar, edhe si një fans i madh i Lionel Messit.

Dëshira e ish-lojtarit tashmë është plotësuar, me Argjentinën që është në majën e Botës pas triumfit ndaj Francës.

Nga ana tjetër, Cassano festoi si i çmendur arritjen e madhe të albicelesteve teksa guxoi të hidhej në pishinë edhe pse jashtë termometri regjistronte vetëm 2 °C.

Një moment të cilin Cassano e shpërndau me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale ndërsa videon e shoqëronte me shkrimin se Leo Messi është tashmë lojtari më i madh i të gjithë kohërave.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco