Portieri argjentinas shpjegon gjestin e tij dhe ka një mesazh për Mbappe

Portieri argjentinas shpjegon gjestin e tij dhe ka një mesazh për Mbappe

09:24, 19/12/2022
A+ Aa A-

Festa e argjentinasve pas fitores së Kupës së Botës pati shumë momente të paharrueshme, por mes tyre ishte edhe gjesti i portierit Emiliano Martinez me trofeun e portierit më të mirë të turneut, që sapo e kishte marrë.

Ai e shpjegoi kështu veprimin e tij për radion argjentinase “La Red”:

“E bëra atë gjest pasi francezët më vërshëllenin. Nuk shkon me mua arroganca”.

Gjithashtu, Martinez pati edhe disa fjalë për Mbappe, i cili i shënoi 3 gola në ndeshje dhe një në serinë e penalltive. Në dhomën e zhveshjes, Martinez u dëgjua të thonte:

“Një minutë heshjte… për Mbappe që ka vdekur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco