Macron zbulon bisedën me Mbappe: Të gjithë jemi krenar për të

Macron zbulon bisedën me Mbappe: Të gjithë jemi krenar për të

09:47, 19/12/2022
A+ Aa A-

Franca u mposht në finalen e “Katar 2022” nga Argjentina, me francezët që provuan të rezistonin, por u dorëzuan në goditjet e 11-metërshave.

“Gjelat” e panë veten në dizavantazhin e dy golave në pjesën e parë, ndërsa u “zgjuan” në 20 minutat e fundit të fraksionit të dytë dhe nëse ia dolën të shkonin deri tek goditja e penalltive, teksa merita ishte pa diskutim e Kylian Mbappe.

Ylli i PSG ishte i vetmi që përmbushi pritshmëritë teksa realizoi tre gola, pa harruar edhe saktësinë në goditjen e 11-metërshave, ndryshe nga sa bënë shokët e skuadrës.

Në këtë formë, hidhërimi në mimikën e sulmuesit ishte i dukshëm dhe të gjithë u munduan ta ngushëllonin atë.

Diçka të tillë e provoi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili zbuloi edhe bisedën me Mbappe në fushë.

“Ishim shumë larg Argjentinës në fundin e pjesës së parë dhe përmbysje të tilla janë shumë të vështira. Megjithatë, ia dolëm deri diku, ajo që arriti Mbappe me shokët e skuadrës është diçka e jashtëzakonshme. Rigjetëm “urinë” e duhur në fushë dhe në fund patëm edhe mundësinë për ta fituar takimin.

Mbappe është një lojtar i madh, i thashë se është vetëm 24-vjeç. U shpall golashënuesi më i mirë dhe mos të harrojmë se ai e ka një Botëror të fituar. Tani luajti një tjetër finale, isha i trishtuar aq sa edhe ai, por i theksova se i bëri të gjithë krenar. Në fund, humbëm një ndeshje futbolli, por i shkuam shumë pranë. Kështu funksionon futbolli”, u shpreh Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco