Finale e ‘çmendur’/ Argjentinë-Francë shkon në shtesë

Finale e ‘çmendur’/ Argjentinë-Francë shkon në shtesë

18:04, 18/12/2022
A+ Aa A-

Në “Lusail Stadium” po luhet finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, shkruan Syri.net.

Koha e rregullt mbyllet në barazim 2-2 dhe fituesi do të përcaktohet nga koha shtesë (ose me penallti nëse përfundon sërish barazim).

Argjentina e mbylli në avantazh pjesën e parë me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Lionel Messi me penallti në minutën e 23-të dhe Angel Di Maria në të 36’.

Në pjesën e dytë, Franca fillimisht fiton një 11-metërsh. Mbappe në minutën e 80-të gjuan saktë nga pika e bardhë, duke shkurtuar diferencën.

Menjëherë, në të 81’, sërish Mbappe shënon, duke barazuar rezultatin 2-2.  

Tashmë do të luhen dy shtesa nga 15 minuta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco