Drake lumturon miliona francez, reperi vendos bast për fitoren e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës

Drake lumturon miliona francez, reperi vendos bast për fitoren e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës

14:48, 18/12/2022
A+ Aa A-

Reperi kanadez Drake njihet si një bastvënës i madh dhe ai nuk mund të rezistonte të vinte një bast për finalen e sotme të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Ndonëse shpesh vendos shuma të mëdha në baste, Drake pothuajse nuk arrin kurrë të godas në shenjë dhe sot ai lumturoi miliona francezë me zgjedhjen e tij.

Kështu, Drake vendosi të një milion dollarë për fitoren e argjentinasve pas 90 minutave të ndeshjes.

Image

Do të jetë interesante të shihet nëse Drake më në fund do të arrijë xhekpotin dhe do të fitojë 2.75 milionë dollarë apo nëse do të vazhdojë të humbasë dhe kështu të pësojë zemërimin e miliona argjentinasve.

Finalja e Botërorit do të luhet sot duke filluar nga ora 16:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco