Argjentina dhe Franca synojnë trofeun e Kupës së Botës, Scaloni dhe Deschamps zgjedhin titullarët

Argjentina dhe Franca synojnë trofeun e Kupës së Botës, Scaloni dhe Deschamps zgjedhin titullarët

14:35, 18/12/2022
A+ Aa A-

Këtë të diel, një ekip do të fitojë Botërorin e tretë në historinë e tij në Lusail: Argjentina dhe Franca “kryqëzojnë shpatat” për të fituar Kupën e Botës 2022 në Katar.

Ndeshja e sotme është një mundësi për Lionel Messin që të blindojë vendin e tij në krye të “GOAT”, jozyrtarisht lojtari më i mirë në botë i të gjitha kohërave, duke fituar ndoshta titullin e kampionit të botës dhe njëkohësisht një shans për Kylian Mbappe për të arritur raportin "dy nga dy" në kampionatet botërore dhe tashmë etiketon veten si një kampion i lindur që arriti majat në një moshë kaq të re.

 Përsa i përket formacionit, albicelestet do të luajnë me modulin 4-3- 1-2 me Emiliano Martinez në portë pas Nahuel Molina, Cristian Romero, Nicolas Otamendi dhe Marcos Acuna. Enzo Fernandez vendoset si “rojtar” me Rodrigo De Paul dhe Alexis MacAllister. Lionel Messi është vendosur një shkallë më lart, ndërsa Julian Alvarez shoqëron Angel Di Maria në sulm.

Nga ana tjetër, Tricolorët do të zbresin në fushë me formacionin 4-2-3-1 me Hugo Lloris në portë pas Jules Kounde, Raphael Varane, Dayot Upamecano dhe Theo Hernandez. Aurélien Tchouameni pozicionohet si “rojtar” përkrah Adrien Rabiot. Ndrësa, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe shoqërojnë Olivier Giroud në sulm.

Formacionet zyrtare:

Argjentina: Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Di Maria, Messi, Julian Alvarez

Franca: Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot, Griezmann; Dembele, Giroud, Mbappe

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco