Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Federata franceze ftoi 200 persona në finalen e Dohas, Zidane një prej atyre që refuzoi ftesën

Federata franceze ftoi 200 persona në finalen e Dohas, Zidane një prej atyre që refuzoi ftesën

11:58, 18/12/2022
A+ Aa A-

Federata Franceze e Futbollit (FFF) shpërndau 200 ftesa për finalen në Doha dhe të gjithë, përveç dy të ftuarve, hipën në aeroplan.

Siç raporton gazeta franceze Le Parisien, FFF ka shpërndarë ftesa për 200 persona për finalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës dhe futbollistët e famshëm Zinedine Zidane, Karim Benzema dhe Jean Tigana nuk kanë fluturuar për në Katar.

Tigana është i sëmurë dhe për këtë nuk ka mundur të fluturojë për në Doha, ndërsa Zidane dhe Benzema e kanë refuzuar ftesën. Zidane thuhet se e ka refuzuar ftesën sepse nuk dëshiron të tërheqë vëmendjen mbi vete në një moment kaq të rëndësishëm për francezët.

Në avion ishin familjet e futbollistëve, ish-përzgjedhësi Roger Lemerre, ish-lojtari i kombëtares Sidney Govou...

Një sërë futbollistësh legjendar francezë, si Lillian Thuram, Youri Djorkaeff, Marcel Desailly dhe David Trezeguet, janë stërvitur në Katar dhe do të jenë në finalen e sotme.

Kujtojmë, francezët po mbrojnë trofeun dhe në finale do të luajnë sot kundër Argjentinës duke nisur  nga ora 16:00.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco