'Dua të jem kampion i Botës', fjalët e djalit të Leo Messi-t gëzojnë tifozët e Argjentinës

'Dua të jem kampion i Botës', fjalët e djalit të Leo Messi-t gëzojnë tifozët e Argjentinës

11:11, 18/12/2022
A+ Aa A-

Pothuajse 46 milionë argjentinas presin që ditën e sotme të përfundojë pritja 36-vjeçare dhe Lionel Messi me kombëtaren të shpallet Kampion i Botës. Pengesa përpara është nga ato më të vështirat pasi bëhet fjalë për Francë, Kampione e Botës në fuqi, mirëpo te “albicelestet” ndjejnë se ky është momenti i duhur.

Për të shtuar dozat e ankthit dhe amocionit, mendon djali i Lionel Messit që ka shkruar këngën “Muchachos” në ditarin e tij ndërsa këtë pjesë e ka ndarë në rrjetet sociale, bashkëshortja e “pleshtit”, Antonella. Kujtojmë se kënga Muchachos u bë e famshme pasi Argjentina fitoi titullin e Copa America duke mposhtur në finale rivalët e përjetshëm, Brazilin ndërsa në një pjesë të vargjeve të saj theksohet dëshira për të fituar Botërorin e tretë si dhe krenaria për vendlindjen e Maradonës, por edhe Messit.

“Kam lindur në Argjentinë, toka e Maradonës dhe Lionel. Nuk mund ta shpjegoj sepse nuk do ta kuptosh, finalet që kemi humbur sa shumë vite i kemi qarë. Por, kjo mori fund sepse finalen kundër Brazilit në Maracana e fitoi “Babai”.

Djema, tani jemi sërish të emocionuar, duam të fitojmë të tretin, dua të jem Kampion Bote”, janë disa nga vargjet e këngës Muchacho që tashmë është shndërruar në një traditë që këndohet gjithnjë në stadium kur luan Argjentina, jo vetëm nga tifozët por edhe lojtarët e kombëtares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco