Hakimi sulmoi Infantinon pas disfatës ndaj Kroacisë, FIFA kërkoi fshirjen e pamjeve

Hakimi sulmoi Infantinon pas disfatës ndaj Kroacisë, FIFA kërkoi fshirjen e pamjeve

10:58, 18/12/2022
A+ Aa A-

Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi ishte i tërbuar pas humbjes së ekipit të tij në Kupën e Botës ndaj Kroacisë dhe ç’fryu zhgënjimin e tij te presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Dje, Kroacia mundi Marokun 2-1 në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës, pasi marokenët pa sukses apeluan gjatë ndeshjes për vendimet e arbitrit në dëm të tyre.

Vendimet nuk i kanë pëlqyer Hakimit, i cili iu afrua presidentit të FIFA-s pas ndeshjes në tunel për të shprehur zhgënjimet e tij, gjë që u konfirmua nga një numër dëshmitarësh të cilët pretendojnë se trupa e futbollit po punon për të parandaluar që pamjet të bëhen publike.

"Ata donin që ne t'i fshinim fotot. Është e qartë se këto janë skena të pakëndshme për ta dhe është pak naive të mendojnë se një duzinë gazetarësh nuk duhet të raportojnë për këtë kur jemi dëshmitarë të ngjarjes," shpjegoi gazetari i SVT Sports Johan Kuçukaslan.

"Ai po qëndronte përballë Infantinos, më pak se pesë centimetra. Ai i murmuriste Infantinos për arbitrin me zë të lartë. Ishte e dhimbshme," shtoi prezantuesi i TV Tom Egbers.

Kujtojmë se Infantino e nisi Botërorin me një fjalim të çuditshëm që ngriti shumë pluhur. Shefi i FIFA-s u vërshëllye edhe nga fansat sa herë që imazhi i tij shfaqej në ekranin e madh në ndeshjet e Kupës së Botës.

Image

Gjyqtaria u vu në dyshim nga shumë yje gjatë turneut. Portugezi Bruno Fernandes mbeti i indinjuar nga disa nga vendimet në humbjen e skuadrës së tij ndaj Marokut, ndërsa Frenkie de Jong dhe Lionel Messi kritikuan vendimet e gjyqtarit Mateu Lahoz pas fitores së Argjentinës ndaj Holandës.

Kupa e Botës përfundon nesër kur Argjentina do të luajë në finale me Francën. Në FIFA shpresojnë që ndeshja të mbahet mend nga paraqitjet e lojtarëve në fushë, e jo nga zyrtarët e ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco